
Tash kur kanë kaluar dy ditë nga hulumtimi i Gazetës Insajderi, ky zbulohet përfshirja e Vjosa Osmani-Sadriu në aferën e shpenzimeve të derivateve, ajo ende nuk ka kërkuar falje për paratë e shpenzuara, dhe nuk ka treguar nëse të njëjta do t’i kthejë në arkën e shtetit.
Gazeta Insajderi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për përfshirjen e saj në skandalin e naftës, të cilin e zbuloi Insajderi.
Të martën, më 8 shkurt, Gazeta ka raportuar se si Osmani-Sadriu, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpenzuar rreth 4 mijë euro për derivate, pavarësisht se nga viti 2012, ka konfimruar se jeton në Prishtinë.
Osmani që është deputetja më e votuar ndonjëherë, për tri vjet ka marrë hise në shpenzimet për karburante të dedikuara nga Kuvendi, duke mashtruar administratën dhe qytetarët, shkruan Gazeta Insajderi.
Më 2011, viti kur kishte hy në fuqi rregullorja që i parashihet këto pagesa, Osmani, që tash mban pozitën e të parës së shtetit kishte marrë 380 euro për rrugën që ajo mendohet se bënte nga Mitrovica për në Prishtinë.
Një vit më pas, më 2012, ajo është martuar me Prindon Sadriun, dhe ka deklaruar se nga ajo kohë jeton në kryeqytet bashkë me bashkëshortin, por pavarësisht kësaj tash presidentja e vendit, ka përfituar 1 mijë e 789 euro për karburante.
Ndërkohë, më 2013 – nga ky fond i Kuvendit të Kosovës, Osmani kishte marrë edhe 1 mijë e 240 euro të tjera, dhe në vitin 2014 edhe 520 euro të tjera.
Tash kur kanë kaluar dy ditë nga hulumtimi, Osmani-Sadriu ende nuk ka kërkuar falje për paratë e shpenzuara nga buxheti, pavarësisht se ka jetuar në Prishtinë, dhe nuk ka treguar nëse të njëjta do t’i kthejë në arkën e shtetit, pavarësisht interesimit të Gazetës Insajderi.
Por, kundër Presidentes e cila ka refuzuar të merret me mediat, ka dalë bashkëshorti i saj, Pridnon Sadriu.
Ai menjëherë pas shkrimit të Gazetës Insajderi, ku zbuloheshin shpenzimet e ish-deputetes për naftën, ka sulmuar rëndë mediat përmes një shkrimi në Facebook.
Sadriu i quajti mediat “ndërmarrje e përbshkët kriminale”, shkrim për të cilin më vonë u “pendua”, dhe e fshiu.
Për këtë cilësim të “Zotriut të Parë”, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve, Bashkimi Europian, ambasadat e shteteve të ndryshme në Kosovë, dhe Eurodeputetja Viola von Cramon.
Megjithë reagimet kundër gjuhës së tij, Sadriu nuk ka kërkuar falje dhe ka shkruar edhe një status tjetër të gjatë, ku është arsyetuar për reagimin e tij të parë.
“Kur njerëzit e tu të zemrës përballen me sulme të vazhdueshme të bazuara në të pavërteta, janë qëllimkqija dhe synojnë baltosjen e imazhit, ti zhveshesh nga çdo petk tjetër, sepse së pari dhe mbi të gjitha je një baba dhe një bashkëshort. E kur këta dy role të shenjta peshojnë e kanë vlerë për ty më shumë se çdo gjë, ti s’mund të heshtësh para padrejtësisë. Sepse, nëse nuk di t’i dalësh në krah familjes tënde, ti rrezikon të mos dish t’i dalësh në krah as vendit të punës e as shtetit”, ka shkruar Sadriu, transmeton Gazeta Insajderi.
Lexo shkrimet e Gazetës Insajderi për rastin: