Vjosa Osmani përmend bashkëpunëtorët e Radoiçiqit: E dinë ata, e kanë mizën mas veshi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani përmend bashkëpunëtorët e Radoiçiqit: E dinë ata, e kanë mizën mas veshi

    Insajderi
    11 September 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka eskaluar ndaj gazetarëve.

    Osmani ka thënë se gjatë hetimeve ka pasur bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, duke aluduar në gazetarë.

    Madje, ka thënë se ka pasur plane për grushtshtet.

    “E para nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetër kush, janë hetuar Radoiçiqiat. Kur hetohen Radoiçiqiat, dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet, rrezikime të ndryshme që i bëhen Kosovës. Pastaj kanë dalur shumë prova. Institucionet e sigurisë po vazhdojnë hetimet. E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, tha Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark