Vjosa Osmani reagon për arrestimin e tre policëve: Serbia s’është e interesuar për paqe, zyrtarët të lirohen pa asnjë kusht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vjosa Osmani reagon për arrestimin e tre policëve: Serbia s’është e interesuar për paqe, zyrtarët të lirohen pa asnjë kusht

    Insajderi
    14 June 2023 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arrestimit të tre policëve të vendit nga policia serbe.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani pohoi se me rastin e sotëm, Serbia po tregon që nuk është e interesuar për paqe.

    “Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit”, thuhet ndër tjerash në reagimin e presidentes.

    Tutje ajo ka shkruar se tre policët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë dhe pas asnjë kusht.

    “Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!”.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark