×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Vlera e aksioneve të Snapchat në pikën më të ulët që nga dalja në bursë

    Insajderi
    16 June 2017 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksionet e Snap ranë me 4.9% ditën e Enjte duke prekur vlerën e daljes në bursë dhe treguar humbjen e besimit tek investitorët ndërsa kompania përballet me konkurrencën e egër të Facebook.

    Pronari i Snapchat, një aplikacion mobil me të cilin përdoruesit realizojnë foto dhe video që humbasin pas pak sekondash, shikoi aksionet të biejnë në 17 dollar ditën e sotme.

    Aksionet e Snap ishin 29.44 dollar pas debutimit dhe që nga ajo ditë ato kanë shënuar vetëm rënie. Snapchat është aplikacion mjaft popullor tek moshat e reja, por Wall Street-i është i shqetësuar për rritjen e ngadaltë të bazës së përdoruesve.

    Rënia poshtë vlerës së daljes në bursë tregon se kemi të bëjmë me humbje besimi, por një situatë e tillë nuk është e paprecedent në mesin e kampionëve të Luginës së Silikonit. Aksionet e Alibaba ranë poshtë vlerës së daljes në bursë 233 ditë më pas ndërsa Facebook vetëm dy ditë.

    Ndërsa sot vlera e aksioneve të Facebook është 300% më e lartë që sesa ajo e daljes në bursë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark