Vlerësohet se në Beograd po protestojnë përreth 500 mijë njerëz, pushteti atje tha se ishin 107 mijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlerësohet se në Beograd po protestojnë përreth 500 mijë njerëz, pushteti atje tha se ishin 107 mijë

    Insajderi
    15 March 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një protestë masive antiqeveritare është duke u zhvilluar në Serbi, e cila është organizuar nga studentët, dhe që e njëjta ka ‘‘bllokuar’’ Beogradin.

    Analisti i njohur serb Dushan Janjiq i ka komentuar këto protesta masive antiqeveritare, ku sipas tij, Vuçiq ka marrë paralajmërime nga Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian.

    “Vlerësimet joformale thonë se ka 400-500 mijë njerëz në protestat në Beograd”, thotë Dushan Janjiq.

    Ndërsa nga ana e institucioneve shtetërore, më saktë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është thënë se, sipas vlerësimeve policore, në protestat e studentëve në të gjitha lokacionet në Beograd, numri i pjesëmarrësve ka qenë rreth 107 mijë veta, nga të cilët shumica kanë ardhur nga rrethinat.

    Siç është thënë nga ata, aktualisht numri i pjesëmarrësve është në rënie të vazhdueshme.

    Sipas mediave serbe, deri tani nuk ka pasur incidente apo shkelje të rendit dhe qetësisë publike.

    Njëkohësisht, u bëhet thirrje pjesëmarrësve të tubimit që edhe në orët në vijim të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin e vendit, në frymën e përgjegjësisë qytetare dhe duke respektuar ligjet.

    “Prioriteti absolut i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme është siguria e të gjithë qytetarëve, mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës. Ata do të bëjnë gjithçka, në përputhje me kompetencat e tyre, për ta përmbushur këtë detyrë në nivelin më të lartë,” thuhet në njoftimin e MPB-së se Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark