Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka vizituar aeroplan-mbajtësen Geroge Washington në Virginia, ku ëshjtë pritur nga kapiteni dhe ekuipazhi i anijes.
Çitaku ka thënë se ka mbetur e mahnitur me madhështinë e ushtrisë amerikane dhe se “Kosova është me fat që ka mbështetjen e ShBA-ve.”
“Tani kur transformimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës është prioritet në agjendën e institucioneve të Kosovës, ne do ta kemi fatin që të kemi Ushtrinë më të fuqishme të planetit në krahun tonë, për të na ndihmuar në këtë proces” ka shkruar Ambasadorja Citaku në llogarinë e saj në Facebook./Insajderi