Vlora Çitaku reagon pas publikimit të përgjimit mes saj dhe Adem Grabovcit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku reagon pas publikimit të përgjimit mes saj dhe Adem Grabovcit

    Insajderi
    14 August 2016 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadorja e Kosovës në Washington, dikur ministre e Kosovës për Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka dhënë një sqarim pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta online Insajderi.com mes saj dhe Adem Grabovcit – shef i grupit parlamentar të PDK-së.

    Ajo ka thënë se personi për të cilin kanë diskutuar nuk është punësuar asnjëherë në Ministrinë ku ajo ka udhëhequr.

    “E lexova që Insajder kishte ri-publikuar një bisedë telefonike mes meje dhe Adem Grabovcit. Më duhet që ta them prapë, dhe këto të dhëna janë publike, dhe ju ftoj juve si gazetarë që ta vërtetoni, Fidani i apostrofuar në këtë bisedë nuk është punësuar në Ministrinë që kam drejtuar unë. Ndërkohë që praktikën 2 mujore, pa pagesë, ka mundur ta kryej secili student që ka sjellë një dëshmi nga Universiteti”, ka shkruar Çitaku rrjetet sociale.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/dXPmmRKqi2k” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark