Vodhi metalet në shtyllat elektrike, e pëson 57-vjeçari në Laç - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi metalet në shtyllat elektrike, e pëson 57-vjeçari në Laç

    Insajderi
    02 February 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë ndaluar shtetasin S. N., 57 vjeç, banor i Laç-it.

    Ky shtetas dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

    Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark