Vodhi monumentet kulturore, i dyshuari në Gjilan ndalohet për 48 orë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi monumentet kulturore, i dyshuari në Gjilan ndalohet për 48 orë

    Insajderi
    13 February 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, kanë identifikuar aktivitete të paautorizuara në vende arkeologjike dhe të hënën e 10 shkurtit, është autorizuar Njësia  për hetimin e krimeve mjedisore në kuadër të Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Prishtinë, që të ndërmarrin veprime hetimore, në çështjen penale ndaj të pandehurit D.H., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Punimet e paautorizuara dhe përvetësimet e monumenteve kulturore’’.

    Sot, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, nga policia është realizuar urdhër kontroll në lokalin e tij në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha janë prej periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar.

    Sipas prokurorisë, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar i pandehuri D.H., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer aktivitete hulumtuese të paautorizuara në vende arkeologjike me pajisje detektuese.

    I njëjti dyshohet për veprën e sipërshënuar penale pasi me veprimet e tij ka kryer gërmime apo hulumtime  arkeologjike pa autorizimin e organit kompetent.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark