Policia e Kosovës ka arrestuar një grua me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut për vjedhje në Prishtinë.
Sipas raportit ditor, ajo dyshohet se ka kryer vjedhjen në një dyqan në Prishtinë dhe gjërat e vjedhura i janë sekuestruar.
“VJEDHJE- Prishtinë / 18.01.2025. Më 19.01.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë së Veriut për shkak se e njëjta dyshohet të ketë kryer vjedhje në dyqanin e ankuesit kosovar. Gjerat e vjedhura janë sekuestruar nga policia, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/