×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi një Ferrari që kushton 575 mijë dollarë, amerikani nuk e kuptoi se çfarë kishte në ulësen e pasagjerit që e “tradhtoi”

    Insajderi
    02 October 2024 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mund të supozohet se njerëzit që dëshirojnë të shpenzojnë një pasuri të vogël për një Ferrari, do të investojnë gjithashtu para të mira në mbrojtjen dhe sigurinë e tij, pra në teknologjinë kundër vjedhjes.

    Megjithatë, ky nuk ishte rasti me një burrë nga Waterbury (qytet në shtetin amerikan të Connecticut), të cilit iu vodh Ferrari 812 GTS i shtrenjtë me vlerë 575 mijë dollarë.

    Në raportin e policisë nuk thuhet se vetura është vjedhur, por për këtë përmendet se është gjetur, transmeton Telegrafi.

    Në kapjen e hajdutit, teknologjia e sofistikuar dhe raporti i policisë nuk ndihmuan, por – kufjet e Apple.

    Gjegjësisht, pronari i veturës la AirPods-in e tij në ulësen e pasagjerit dhe falë aplikacionit Find My të Apple për gjetjen e pajisjeve të humbura duke përdorur Mac ose iPhone, pronari i Ferrarit arriti të gjejë kufjet dhe në këtë mënyrë veturën e tij.

    Këtë informacion ai ia ka përcjellë menjëherë policisë, e cila shumë shpejt ka arritur të gjejë makinën dhe hajdutin.

    Kur policia e ndaloi hajdutin në pikën e karburantit, ai përplasi veturën e tyre me Ferrarin (dëmtimi ishte i vogël), pas së cilës ai u largua me vrap dhe e la telefonin në veturë.

    Policia ka arritur të marrë informacion nga telefoni i hajdutit dhe ka zbuluar se ai është një 22-vjeçar i njohur tashmë për vjedhje veturash.

    Interesant është fakti se u arrestua dhjetë ditë më vonë, pasi policia gjeti një veturë tjetër që ishte vjedhur më herët në Nju Jork dhe i riu, si dhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar në krim, përfunduan në burg.

    Policia amerikane ka këshilluar më parë drejtuesit e mjeteve që të përdorin pajisje të tilla si AirTag, pajisja e Apple për gjurmimin e vendndodhjes.

    Është mirë ta vendosni për shembull në çelësat, në portofolin, çantën e udhëtimit, veturat etj., në mënyrë që t’i gjeni më lehtë në rast humbjeje.

    Gjurmimi i vendndodhjes nuk kërkon lidhje interneti, përkundrazi lidhet me pajisjet Apple aty pranë për të dërguar një sinjal rreth vendndodhjes së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark