Një person është arrestuar si i dyshuar në një rast të vjedhjes në Podujevë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari vjedhjen e kishte kryer në një shtëpi para katër ditësh, shkruan Insajderi.
“Ka qenë puna operative e hetimore e hetuesve ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe sekuestrimin e një shume të parave ( dyshohet të vjedhura).
Personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13.12.2024, ku në një shtëpi janë vjedhur para“, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/