Vodhi stoli në vlerë të 168 mijë eurove në një argjendari në Prizren, arrestohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi stoli në vlerë të 168 mijë eurove në një argjendari në Prizren, arrestohet i dyshuari

    Insajderi
    25 January 2025 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në fshatin Greme të Ferizajt pasi ishte i dyshuar për një vjedhje më 13 janar të këtij biti ne rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se bëhet fjalë për ari të vjedhur në një argjendari.

    Tutje, theksohet se pronari i argjendarisë ka thënë se i janë vjedhur stoli ari në rreth tre kilogramë, ndërsa një kilogramë stoli të argjenda, krejt këto në vlerë totale rreth 168 mijë euro .

    “Në bashkëveprim me Prokurorin Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrollë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, Ferizaj”, thuhet në njoftim.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi-prova të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar.  Gjithashtu është sekuestruar edhe automjeti me të cilin është kryer vepra penale si provë materiale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark