Vogëlushi shqiptar kaloi sigurimin në “Santiago Bernabeu” dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vogëlushi shqiptar kaloi sigurimin në “Santiago Bernabeu” dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe

    Insajderi
    19 January 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment emocionues për një djalosh shqiptar nga Gostivari, i cili realizoi ëndrrën e tij për t’u takuar me idhullin Kylian Mbappe.

    Vogëlushi Reis Fejzi, nxënës dhe futbollist pasionant që stërvitet futboll te Qendra Stërvitore ES nga Kamenjani i Tetovës, udhëtoi enkas drejt Madridit (Spanjës) për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid-Las Palmas (4-1), e zhvilluar në “Santiago Bernabéu”.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Reis shfrytëzoi momentin për të “dribluar” sigurimin dhe për t’u afruar pranë yllit francez Kylian Mbappe.

    Përpjekja e tij plot guxim u shpërblye me një fanellë dhuratë nga vetë Mbappe, duke i dhuruar vogëlushit një kujtim të paharrueshëm.

    Madje, Mbappe sot ishte lojtar i ndeshjes, me dy gola të shënuar ndaj Las Palmas.

    Ky moment magjik në Madrid është një shtysë e madhe për rrugëtimin e tij sportiv, pasi Reisi dëshiron të bëhet futbollist me famë botërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark