Volejbollistja serbe bënë deklarata deluzionale pasi Dua Lipa u pajis me pasaportë të Kosovës: Nuk mund të jesh shtetase e një vendi që s'ekziston - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Volejbollistja serbe bënë deklarata deluzionale pasi Dua Lipa u pajis me pasaportë të Kosovës: Nuk mund të jesh shtetase e një vendi që s’ekziston

    Insajderi
    04 August 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Volejbollistja serbe, Milica Tasic ka bërë një reagim deluzional pasi këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u pajis me pasaportë të Republikës së Kosovës.

    Ajo e bëri një postim në rrjetet sociale duke reaguar vrazhdë ndaj këngëtares Dua Lipa, e cila gjithmonë më plot mburrje e përmend faktin se është shqiptare nga Kosova.

    “Vajzë, nuk mund të bëhesh qytetare e një shteti që nuk ekziston. Kosova është Serbi. Kështu që, mirë se vjen në vendin tim”, shkroi volejbollistja serbe.

    Sportistët serbë vazhdojnë të shohin ëndrra syhapur lidhur me ekzistencën e shtetit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark