×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Volkswagen prezanton makinën elektrike e suksesi është i menjëhershëm

    Insajderi
    22 May 2019 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e mirënjohur gjermane mbajti para disa ditësh një konferencë për shtyp ku prezantoi modelin elektrik të makinës së famshme Volkswagen. Ajo do të quhet ID.3 dhe do të fillojë të prodhohet në fund të këtij viti. Makinat e para do të jenë të gatshme për blerësit nga mesi i vitit të ardhshëm pra 2020.

    Megjitëse prodhimi i makinës nuk ka nisur akoma kompania gjermane ka bërë të ditur që makina mund të porositet që tani dhe çmimi bazë do të jetë me të vërtetë shumë konkorrencial. Po të kemi parasysh që po flasim për një makinë elektrike çmimi është me të vërtetë interesant pasi do të nisë nga më pak se 30.000 € për versionin bazë që quhet edhe First Edition. Volkswagen futet pra me fuqi në merkaton e makinave elektrike që po pasurohet nga dita në ditë. Makina do të ketë një autonomi që shkon nga 330 deri në 550 km në bazë të versionit.

    Pa kaluar akoma 24 orë nga prezantimi i makinës menaxherët e Volkswagen bëjnë të ditur se është arritur numri i 10.000 porosive. Ata thonë gjithashtu që për 30 mijë porositë e para të First Edition do të ketë edhe një promocion: një vit karikim të baterisë falas ose 2000 kWh. Për të porositur makinën është e mjaftueshme një paradhënie prej 1000 € që mund të kthehet mbrapsht nëse klienti ndërron mendje.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark