×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Volkswagen shënon rënie drastike të shitjes së makinave, më keq vetëm Audi

    Insajderi
    17 October 2018 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    VW shënoi rënie globale të shitjeve të makinave me 18% në muajin shtator krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017.

    Shkaku i shitjes së dobët është standardi i ri i testimit të gazrave të shkarkimit të automjeteve motorike, WLTP, e cila hyri në fuqi në shtator 2018.

    WLTP shkaktoi dhimbje koke për shumë prodhues të makinave, të cilët u detyruan të pezullonin përkohësisht shitjen e disa modeleve që nuk plotësonin standardet e reja për shkak të ndryshimeve në standardet e emetimit. Në mesin e ‘viktimave’ janë edhe Jaguar XJR575, Audi RS3, Volkswagen Golf GTI, SEAT Leon Cupra, Peugeot 308 GTI dhe shumë të tjerë.

    Volkswagen pret që rënia e shitjes të vazhdojë edhe në tetor, ndërsa njerëzit nga prodhuesi gjerman thonë se situata do të përmirësohet në nëntor dhe dhjetor, veçanërisht në tregun evropian.

    Nga të gjitha markat brenda grupit VW, më së keqi kaloi Audi, e cila në shtator shënoi rënie të shitjes prej 22 për qind.

    SEAT pësoi një rënie prej 20% të dërgesave, ndërsa veturat për udhëtarë Volkswagen 18.3%, ndërsa shitjet e Porsche u ulën me vetëm 3%.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark