Volkswagen është duke kaluar një kohë të vështirë në shitjen e makinave në SHBA momentalisht. VË njoftoi të martën se shitjet e saj në Amerikë kanë rënë më shumë se 13 përqind muajin e kaluar.
Për tërë vitin, shitjet e Volkswagen-it kanë rënë gati 14 përqind.
Në një kohë kur shumë nga rivalët e saj janë kanë raportuar rritje dyshifrore në tregun amerikan që gjithashtu kanë shënuar rritjen më të madhe të tyre, VË-ja raporton rënie dyshifrore.
Edhe më shqetësuese për gjermanët është se kompania ka rënie të vazhdueshme të vlerës së aksioneve të saj.
Në gjysmën e parë të vitit 2015, Volkswagen ka mbajtur një pjesë zhgënjyese të tregut amerikan, vetëm 2.1 përqind.
Që prej shtatorit të vitit të kaluar kur shpërtheu skandali i keqpërdorimeve, shitjet kanë rënë në masë të madhe.
Nga muaji i kaluar, aksionet e kompanisë në tregun e SHBA-ve janë ulur në 1.7 përqind.