Kompania automobilistike “Volvo” ka tërhequr nga tregu 59 mijë vetura nga 40 vende për shkak të një mosfunksionimi të mundshëm të sistemit elektronik, duke çuar në ndërprerjen e motorit, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
Sipas zëdhënësit, modelet Volvo Diesel do të tërhiqen nga seria e 60-të dhe 70-të, që dolën në treg në vitin 2015, raporton Insajderi.com
Të dhënat e para në lidhje me problemet ishin raportuar në media suedeze. Siç është shpjeguar nga përfaqësues të kompanisë, nuk është raportuar dhe regjistruar ndonjë incident i mosfunksionimit të sistemeve elektronike në makinat ’’Volvo’’, përcjell albinfo.ch
Ndërsa shumica e këtyre makinave janë shitur në Suedi, Britani të Madhe dhe Gjermani.