Eurodeputetja, Viola con Cramon shpërndau në Twitter një postim tallës për tenistin serb, Novak Djokovicit, por në veçanti për meshkujt ballkanikë.
Në këtë rrjet social, Dimitar Bechev shkroi “Problemi me Ballkanin: 90% e meshkujve vendas kanë qëndrimin e Gjokoviqit – pa pasur talentin dhe aftësitë e tij”.
Këtë postim Viola von Cramon e shpërndau duke e vendosur edhe një simbol që tregon buzëqeshjen me humorin.
Djokovicit ka humbur kundër Carlos Alcaraz në turneun Grand Slam të tenisit, Wimbledon. /Gazeta Express