Von Cramon u bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Von Cramon u bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave

    Insajderi
    21 November 2022 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për punën e targave.

    Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon ka thënë se s’kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas Von Cramon, me mos arritjen e marrëveshjes, shumë gjëra janë në rrezik.

    “Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm. Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëjë thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”, ka shkruar Von Cramon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark