Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, pas takimit me presidenten, është takuar edhe me kryeministrin Kurti.
Von Der Leyen e ka falënderuar Kurtin për pritjen e ngrohtë dhe për bisedën përmbajtjesore.
Ajo tutje e ka përgëzuar Kurtin për “suksesin impresiv ekonomik” të viteve të fundit.
“Ne jemi krenar të iu përkrahim juve. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e KE.