
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se sot ka takuar në Athinë të Greqisë, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo tha se me shefin e qeverisë kosovare folën për nevojën për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.
Pjesë e diskutimeve siç tha ajo ishte edhe nevoja për zbatimin e ujdive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ajo në Twitter.
“Është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”.