Von Der Leyen kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Der Leyen kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

    Insajderi
    15 October 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, nga Tirana u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut.

    Para takimit të Samitit të Berlinit që pritet të mbahet në Shqipëri, ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dy vendet të kthehen në tryezën e dialogut.
    Integritetin territorial e edhe shtensionimin e rajonit e ka përmendur kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët.

    Rama u përgjigj se samiti s’është formati për zgjidhjen e çështjeve dy-palëshe, derisa inkurajoi për dialog.

    Ai ka thënë në programin e samitit që është përgatitur prej shume kohësh, dreka e punës do t’u kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon.

    Rama ka thënë se me presidenten e KE-së ka folur për domosdoshmërinë për ecjen e përbashkët të vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

    Një ditë para takimit të krerëve qeveritarë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë, është promovuar një programi të studimeve evropiane të Kolegjit të Evropës në Tiranë, ku është rektore Frederica Mogherini, ish-shefja e diplomacisë Evropiane.

    Më pas presidentja e KE-së është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili shprehu shpresën se samiti do t’i shërbejë edhe për të nxitur marrëdhënie më të mira mes shteteve të rajonit.

    Shqipëria është nikoqire e parë e këtij samiti jashtë BE-së. Procesi i Berlinit është organizim i përvitshëm që synon t’i lidhë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor mes vete dhe me BE-në, si dhe t’i afrojë ato drejt një tregu të përbashkët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark