×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Von der Leyen prezanton ekipin e ri, polemika te zgjerimi, lidhjet e dyshuara me UDB e ish-Jugosllavisë

    Insajderi
    17 September 2024 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni i ri Europian po merr jetë mes polemikave dhe kundërshtive të forta. Ursula von der Leyen, që do të mbajë rolin e presidentes dhe për 5 vite të tjera, prezantoi emrat e nominuar për kabinetin e saj të dytë që do të përbëhet nga 6 nënpresidentë ekzekutivë dhe 20 komisionerë.

    Zgjerimi, që prek drejtpërdrejtë jo vetëm Shqipërinë, por mbarë Ballkanin Perëndimor, është dikasteri që ka trazuar disi ujërat në Europë.

    “Duhet theksuar se Qeveria e Sllovenisë ka sugjeruar Marta Kos si anëtare të Kolegjit. Procedura e emërimit e cila përfshin konsultimin e Parlamentit kombëtar për një opinion jodetyrues është në vazhdim. Ajo do të jetë Komisionere për Zgjerimin – gjithashtu përgjegjëse për fqinjësinë tonë lindore. Ajo do të punojë në mbështetjen e Ukrainës – dhe vazhdimin e punës për rindërtimin dhe mbështetjen e vendeve kandidate për t’i përgatitur për anëtarësim”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

    Opozita në Slloveni nuk mbështetë emrin e zonjës Kos dhe nuk pranon që të zhvillojë një seancë dëgjimore në komisionin përkatës parlamentar. Kjo vjen pasi Lubjana ndërroi në çastet e fundit kandidatin e tyre, për t’i mundësuar gjermanes von der Leyen, që të arrinte kuotën e barazisë gjinore në Komision. Kundërshtia e fortë e opozitës ndaj emrit të Marta Kos, lidhet edhe me dyshimet se ajo ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë.

    Kaja Kallas konfirmohet si shefe e Bashkimit Europian për politiëk të jashtme dhe siguri, ndërsa për herë të parë, Brukseli do të ketë dhe në komisioner për Mbrojtjen dhe Hapësirën. Andrius Kubilius, siç njoftoi presidentja von der Leyen, do të punojë në zhvillimin e ushtrisë europiane dhe kapaciteteve investuese në industrinë e mbrojtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark