Ministria e Shëndetësisë ka shkëputur kontratën me kompaninë e sigurimit “Rojet e Nderit” që kishte vlerën afër 150 mijë euro.
Kontrata që ishte paraparë të zgjaste 12 muaj dhe ishte nënshkruar në muajin prill të vitit 2023 është shkëputur para afatit.
Në vendimin e MSH është cekur se arsyeja e shkëputjes së kësaj kontrate për mos zbatim te kushteve te kontratës nga kompania kontraktuese.
Aty është cekur se punëtorëve nuk iu është paguar trusti për vitin 2024 dhe nuk iu janë paguar orët shtesë.
Edhe pse Ministria i ka paguar kompanisë pagesat në baza mujore për shërbimet e kryera në vlerë mujore 4 mijë e 149 euro, kompania “Rojet e Nderit” nuk ka kryer obligimet ndaj punëtorëve.
Gazeta Insajderi kishte raportuar edhe më herët se si kjo kompani ua kishte ndalur një shumë nga pagat e punëtorëve që ishin angazhuar në KEK.