Votat në mërgatë, këta janë dy kandidatët që po vazhdojnë "befasinë" tek PDK'ja dhe LDK'ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votat në mërgatë, këta janë dy kandidatët që po vazhdojnë “befasinë” tek PDK’ja dhe LDK’ja

    Insajderi
    03 March 2025 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar rezultatet e më se 66% të votave me postë nga diaspora.

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë subjekti politik më i votuar, me 52 për qind të votave.

    Votat me postë tek kandidatët e VV’së nuk kanë dallim nga ato të rregulltat.

    Sidoqoftë, tek LDK’ja dhe PDK’ja po vazhdojnë befasinë dy kandidatë në votat me postë.

    Hysen Çekaj deri më tani ka marrë 7,457 vota, duke qëndruar menjëherë pas Kujtim Gashit i cili ka 7,601 vota dhe Lumir Abdixhikut me 10,858 vota.

    Ndërkaq i treti në listën e PDK’së qëndron Ragip Xhaka me 1,309 vota, teksa Memli Krasniqi si i dyti ka 1,610 vota dhe Bedri Hamza si bartës i listës 2,901 vota.

    Si qëndrojnë rezultatet e subjekteve politike në votat me postë, me 66 për qind të votave të numëruara?

    Vetëvendosje renditet e para dhe me 52.72%;

    Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%;

    Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe

    AAK-NISMA ka 3.32 për qind të votave. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark