Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, ka thënë se votimet e hershme po shfaqin shenja të mira për Hillary Clintonin.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë për trashëgimin dhe progresin e punëve që ende kemi për t’i bërë”, ka thënë Michelle Obama.
Zonja e Parë e shtetit ka përkrahur kandidaturën e Hillary Clinton edhe gjatë fushatës elektorale të Clinton.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke votuar sot në zgjedhjet presidenciale. Në garë janë Hillary Clinton nga radhët e Partisë Demokrate dhe Donald Trump nga radhët e Partisë Republikane. /Insajderi.com