"Votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar, ndryshimi vetëm me mocion procedural" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Votimi i hapur është dakorduar nga kryesia e Kuvendit të kaluar, ndryshimi vetëm me mocion procedural”

    Insajderi
    05 July 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë, duhet të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të ofrojë zgjidhje për ngërçin në konstituimin e tij.

    Ai tha se procedura e votimit mund të ndryshohet përmes një mocioni për anashkalimin e rregullores, që më pas votohet nga deputetët.

    Gashi theksoi se cenimi i rendit kushtetues dhe rregullave është i dëmshëm për të gjithë, veçanërisht për partinë fituese të zgjedhjeve.

    Postimi:

    I pari në rezultat, i vetmi me të drejtë për të propozuar, por edhe i pari në obligim për të ofruar zgjidhje.

    Në lidhje me procedurën e votimit në seancën konstituive të Kuvendit, ritheksojmë se kjo procedurë është vendosur në mbledhjen përgatitore të zhvilluar sipas Kushtetutës dhe Rregullores, nga Kryesia e legjislaturës paraprake. Çdo ndryshim i saj mund të bëhet vetëm përmes një mocioni procedural për anashkalimin e Rregullores së punës së Kuvendit, dhe pastaj të miratohet me votim për procedurën e re. Një mocion i tillë do të ishte obligativ për të gjithë deputetët që të marrin pjesë në votim.

    Vazhdimi i përpjekjeve për të anashkaluar procedurat dhe për të cenuar rendin kushtetues dhe rregullat e miratuara, është i dëmshëm për të gjithë skenën politike pa dallim, por veçanërisht për partinë që ka dalë e para në zgjedhje. Sepse i pari në rezultat, është jo vetëm i pari në të drejtën për të propozuar, por edhe i pari në obligimin për të respektuar rregullat dhe Kushtetutën, si dhe për të ofruar zgjidhje.






    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark