
Deputeti në radhët e Vetëvendosjes, Faton Peci, para vazhdimit të seancës konstitutive kërkoi nga ish-opozita të “reflektojnë” në votimin e sotëm për Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit.
Peci tha se “çdo ditë që humbim është në dëm të Kosovës” duke mos dhënë indikacione se do të ndërrojnë propozim, përkatësisht emrin e Haxhiut, figurë kjo e papranueshme për partitë politike për të udhëhequr Kuvendin.
“Ajo që pritet është procesi i votimit. Që sa më shpejt të jenë institucionet, çdo ditë që e humbim në drejtim të konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve është humbje për Kosovën,. Në funksion të kësaj mendoj që duhet me reflektu”, tha ai./Insajderi.org/