Votimi për nënkryetarin serb, Krasniqi: Mënyra e votimit është jo kushtetuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi për nënkryetarin serb, Krasniqi: Mënyra e votimit është jo kushtetuese

    Insajderi
    28 August 2025 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti serb, Nenad Rashiq nuk ka marr votat e mjaftueshme për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Memli Krasniqi deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, pas seancës në Kuvend, tha se po vërehet se ka tentim që të mos shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit..

    Ai është shprehur i befasuar se si Vetëvendosja me shumë vullnet e entuziazëm janë duke u angazhuar që të bëhet nënkryetar një përfaqësues nga komuniteti serb.

    Krasniqi ka deklaruar edhe se këtë angazhim e interesim nuk e ka parë të VV-ja në rastin e Dimal Bashës e Albulena Haxhiut.

    ‘‘Normalisht ju po e vëreni që këtu ka një tentim që mos të shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit. Ajo që po më befason është që sesi krejt VV me kaq entuziazëm, e me kaq vullnet po angazhohen me bë nënkryetar një përfaqësues të komunitetit serb, që shumë më pak janë interesuar e angazhuar për Dimal Bashën e Albulena Haxhiun’’, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka treguar edhe arsyen se pse ai dhe partia që ai udhëheq, PDK, po abstenojnë në votimin për nënkryetar të parlamentit nga komuniteti jo shumicë serb.

    Ai ka thënë se arsyeja për këtë është se mënyra e votimi është jo kushtetuese.

    ‘‘Ne po abstenojmë nga votimi, sepse secili po e din që mënyra e votimit është jo kushtetuese. Ajo çfarë e ka karakterizuar sjelljen e tyre është veprimi jo kushtetues’’, ka shtuar ai.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark