Votohet Nenad Rashiq - bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votohet Nenad Rashiq – bëhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    10 October 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me short procedurën për kandidaturën e Nenad Rashiqit për pozitën e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

    Nga votimi i mbajtur, Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha teksa në sallë u dëgjuan duartrokitje.

    “Të nderuar deputetë, për njoftim: formimi i grupeve parlamentare, bazuar në Nenin 24 të Republikës së Kosovës të Rregullores së Kuvendit, njoftimi për formimin e grupit parlamentar i dërgohet kryetarit të Kuvendit, jo më pak se 7 ditë nga dita e seancës konstituive”, ka deklaruar Basha.

    “Të nderuar kolegë, me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb konstatoj që Kuvendi është i konstituar, dhe me këtë e mbyll punimet për seancën konstituive”, tha kryeparlamentari.

    Për Rashiqin votuan edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, dhe Lista Serbe votoi kundër.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark