Votohet Qeveria Kurti 4 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votohet Qeveria Kurti 4

    Insajderi
    13 September 2026 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria Kurti është votuar në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Me 62 vota për, tetë vota kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e zgjodhi Qeverinë Kurti 4.

    Kryeministër do të jetë Albin Kurti, ndërkaq tre zëvendëskryeministrat e parë janë: Glauk Konjufca, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

    Kabineti qeveritar i propozuar nga Kurti:

    Glauk Konjufca: Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Donika Gërvalla: Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë.

    Fikrim Damka: Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim.

    Hekuran Murati: Ministër i Financave.

    Andin Hoti: Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

    Hekuran Murati: Ministër i Financave.

    Andin Hoti: Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

     Lulëzon Jagxhiu: Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit.

     Arben Vitia: Ministër i Shëndetësisë.

     Hajrulla Çeku: Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

     Saranda Bogujevci: Ministre e Kulturës dhe Turizmit.

    Blerim Gashani: Ministër i Sportit dhe Rinisë

    Elbert Krasniqi: Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Fitore Pacolli: Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

    Armend Muja: Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

    Dimal Basha: Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit

    Mimoza Kusari-Lila: Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit

    Artane Rizvanolli: Ministre e Ekonomisë

    Nenad Rashiq: Ministër për Komunitete dhe Kthim

    Rasim Demiri: Ministër për Zhvillim Rajonal. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark