"Votoje ose do ta ndalim ndihmën sociale", arrestohen katër gra në Zubin Potok për cenim të votës së lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Votoje ose do ta ndalim ndihmën sociale”, arrestohen katër gra në Zubin Potok për cenim të votës së lirë

    Insajderi
    09 February 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar katër gra në Zubin Potok pasi dyshohet se e kanë thirrur në telefon një person dhe i kanë kërkuar ta votojë një subjekt politik në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale.

    Është sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë.

    Zubin Potok / 08.02.2025 – 14:00. Janë arrestuar kate të dyshuara femra kosovare për shkak se të njëjtat dyshohet se e kishin thirrur në telefon një ankues/k, dhe i kishin kërkuar ta votojë një subjekt politik, në të kundërtën do t’ia ndalnin ndihmën sociale. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit objektin e Qendrës për Punë Sociale në Zubin Potok janë sekuestruar një aparat telefonik dhe listat me emrat dhe numrat e personave që dyshohet se janë kontaktuar me qëllimin e njëjtë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport policor.

    Të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark