Kandidati për kryeministër Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar para pak minutash në qendrën e fakultetit Juridikë, në Prishtinë.
Kurti ju drejtuar qytetarëve me një mesazh, duke ju thënë që ta shfrytëzojnë votën si një shans unike nga karakteri dhe historike për nga pasha.
“Të gjitha përgjigjet e aktiviteteve në fushatë sot i përgjigjet populli si burim i sovranitetit. Nuk ka dallim nëse je nga fshati a apo nga qytet, nëse je i pasur apo i varfër sot të gjithë jemi te barabartë. Unë ftoj qytetarët që ta shfrytëzoj me të drejt vote këtë shans unik për nga karakteri dhe historike për nga pesha”, ka thënë Kurti.
Kurti ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij të cilat e priten derisa po hedhte votën e tij në këto zgjedhje.