Voton Fatmir Limaj: Kur kandidatët ta shpallin fitoren, shpresoj që të kenë fituar edhe qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Voton Fatmir Limaj: Kur kandidatët ta shpallin fitoren, shpresoj që të kenë fituar edhe qytetarët

    Insajderi
    12 October 2025 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur drejt kutive të votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

    Ai është parë duke pritur në radhë për të përmbushur obligimin e tij qytetar. Pasi i erdhi radha, Limaj hodhi votën e tij dhe më pas u deklarua për media.

    Limaj tha:

    “Gjithë qytetarët e komunave të Kosovës kanë një shans për të vlerësuar punën dhe angazhimin e atyre që kanë qenë dhe për të përmirësuar jetën. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark