
Gili dhe bashkëshorti i saj, Ilir Berani tashmë kanë kryer obligimin e tyre qytetar në zgjedhjet e 12 tetorit.
Gili tha se nuk i kupton ata që thonë se nuk e kanë ndërmend të dalin të votojnë.
“Zhvillim të mëtutjeshëm të Kosovës. Mua që më tmerron më së shumti fjalia “nuk e kam ndërmend me dalë me votu”, kjo më tmerron sepse gjeneratat para neve kanë dhënë gjak e kanë ba shumë sakfricë për këtë Kosovë demokratike. Ne jemi shtet i cili shkon drejt zhvillimit dhe forcimit, kemi nevojë për votën e të gjithëve.
Ilir Berani tha se gjithmonë dalin për të votuar.
“Gili është një qytetare e denjë. Përtoj por që dalë gjithmonë. Dilni votoni, zgjedheni njeriun e duhur që mendoni që është i duhur”, tha Berani për RtvDukagjini.