"Votoni për mua", gomarët rikthen në skenë, tash kundër Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Votoni për mua”, gomarët rikthen në skenë, tash kundër Kurtit

    Insajderi
    03 July 2025 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gomarët, janë rikthyer në skenën politike pas shumë viteve. Ishin pjesëtarët e VV-së, që si aktivista kishin vendosur gomarin para ndërtesës së Qeverisë në vitin 2004. Në gomar ishte vendosur mbishkrimi “votoni për mua”. Ndërsa, sot para Kuvendit, ishte avokati Arianit Koci, që vendosi disa gomar si shenje proteste për dështimin e 41-të me radhë për konstituim. 

    Koci ka çuar para Kuvendit 4 gomerë. Ai theksoi se i ka marrë me simbolike për të treguar se kush po i udhëheq.

    Ai u shpreh se për situatën poliktike në vend fajtorë është kryeministri Albin Kurti.

    “Nuk po du me qenë faktor që i thellon ndasitë, por dua të jem faktor i unitetit. Kam vërejtje të madhe edhe për PDK, LDK, AAK e Nisma, sepse po sillen sikur me qenë qyqana”, tha Koci.

    Gomarët si mjet protestuese ishin përdorur edhe nga VV, shkruan Insajderi.

    Protesta e vitit 2004

    Albin Kurti, Shkelzen Gashi dhe Glauk Konjufca, gjatë një aktiviteti protestues, ishin shfaqur me gomar.

    Në fund të vitit 2004 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ishte vendosur një gomar me mbishkrimin ku thuhej “votoni për mu”.

    Tre të rinj po e tërhiqnin gomarin e dëgjueshëm sa më afër ndërtesës, e ku më vonë prej aty do fillonin kundërshtimet më të ashpëra karshi politikanëve vendor, si dhe kundërshtitë e para të artikuluara edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare të stacionuar në Kosovë.

    Tre të rinjtë ishin Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Shkëlzen Gashi, që një vit më pas do ta themelonin lëvizjen politike “Vetëvendosje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark