Votuesit e Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së në Gjakovë, Krasniqi: Mbështetja për vizionin tonë po rritet çdo ditë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Votuesit e Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së në Gjakovë, Krasniqi: Mbështetja për vizionin tonë po rritet çdo ditë

    Insajderi
    25 January 2025 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen vizionit për një Kosovë më të mirë.

    “Shumë qytetarë, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po vendosin për #MaMirë. Një shembull frymëzues është Liridoni dhe familja e tij e madhe, Berisha, nga Gjakova, të cilët tashmë po mbështesin PDK-në. Ky vendim është dëshmi e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër,” deklaroi Krasniqi.

    Ai shtoi se çdo qytetar është i mirëpritur në këtë rrugëtim për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.

    “Faleminderit, Liridon, për mikpritjen tënde. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na jepni besimin tuaj gjithandej Kosovës. Jemi bashkë në misionin për një Kosovë që mundet dhe meriton ma mirë”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark