Në Serbi, pothuajse 60 fakultete shtetërore pushuan së punuari dhe në shenjë mbështetjeje, gjimnazistë dhe shkolla të mesme iu bashkuan bllokadës.
Kërkesat e tyre janë që të dënohen përgjegjësit për prishjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, e cila vrau 15 persona.
Gjithashtu po kërkojnë të ndëshkojë sulmuesit e studentëve dhe qytetarëve gjatë bllokadave paqësore që nderuan viktimat në Novi Sad, shkruan nova.rs.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është shfaqur një video nga Ivanjica, ku shihet drejtuesi i një veture “Audi” duke e thyer bllokimin e rrugës pa e ulur shpejtësinë.
Ivanjica ‼️
— Bora (@BoraKonj) December 27, 2024
Direktan pokušaj ubistva ljudi na blokadama ‼️ pic.twitter.com/FBp7aT6lab
Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe ditëve të kaluara, ku vozitësit kanë shkelur protestuesit gjersa kishin bllokuar rrugët.
Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të plotësojë kërkesat e protestuesve, por fillimisht duhet të ndalen bllokimet e rrugëve.