Policia e Kosovës ka njoftuar mesditën e së enjtes e dyshuara femër vozitëse, nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë. Në përpjekje për tu larguar nga vendi i ngjarjes ajo ka goditur edhe këmbësorin e tretë.
Rasti sipas raportit të policisë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Sipas emergjencës viktimat kanë pasur lëndime të lehta trupore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është lëshuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com