Policia në Gjilan i ka marrë lejen e vozitjes një shoferi, i ka dhënë tri pikë negative dhe e ka gjobitur me 300 euro.
Në njoftim thuhet se kjo pasoi pasi ngasësi po voziste me shpejtësi 117 km/h në vendin ku shenja e trafikut ishte 60 km/h.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor,” shkruan tutje në komunikatë.