Vranësira e intervale me diell sot, maksimalja 27 gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vranësira e intervale me diell sot, maksimalja 27 gradë

    Insajderi
    31 July 2025 - 07:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vranësira më të shumta që përshkojnë vendin ditën e enjtë, orëve të mëngjesit mund të shoqërohen me riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të shkurtër, kryesisht pjesëve jugore e lindore. Ditën nuk mungojnë intervale me diell, e pasdite më vonë riga lokale shiu paraqiten pjesëve veriore.

    Temperaturat minimale zbresin në 13C e 15C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 24C e 27C. Frynë ende erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-9m/s.

    Ditëve të para të gushtit po parashihet mot më stabil, kryesisht me diell, dhe më i nxehtë, me temperatura që deri në fundjavë arrinë në 32C e 34C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Erëra veriore frynë të premtën, e në fundjavë perëndimore e jugperëndimore 3-10m/s. Të shtunën e të dielen, mundësi për rrebeshe shiu shfaqen kryesisht viseve malore. Nga e hëna ndryshim i situatës meteorologjike. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve të shiut, që lokalisht ka gjasa të marrin veçori të stuhive. Temperaturat pësojnë rënie deri në 27C e 24C, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark