“Vrasës i neveritshëm”, Kryeministri i Izraelit reagon pas vrasjes së dy punonjësve në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Vrasës i neveritshëm”, Kryeministri i Izraelit reagon pas vrasjes së dy punonjësve në SHBA

    Insajderi
    22 May 2025 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas një sulmi me armë zjarri në Uashington DC, ku mbetën të vrarë dy punonjës të ambasadës izraelite. Ngjarja ndodhi pranë Muzeut Hebre në kryeqytetin amerikan, ndërsa viktimat – një çift i ri që pritej të fejoheshin – po largoheshin nga një ngjarje në muze, kur u qëlluan për vdekje.

    Sipas policisë, autori i sulmit ka thirrur “Free, Free Palestine” në momentin e arrestimit.

    Netanyahu ka bërë të ditur se po rrit masat e sigurisë në të gjitha misionet izraelite në botë dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendit.

    Zyra e tij njoftoi se ai ka biseduar me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, për të mësuar më shumë mbi sulmuesin dhe viktimat. Bondi shprehu ngushëllime të thella dhe tha se Presidenti amerikan Donald Trump po ndihmon në menaxhimin e situatës.

    “Po përballemi me çmimin tragjik të antisemitizmit dhe nxitjes së egër kundër shtetit të Izraelit. Gënjeshtrat për Izraelin po paguhen me gjak dhe duhet t’i luftojmë pa pushim,” tha Netanyahu, sipas një përkthimi në anglisht nga hebraishtja.

    “Zemra më dhemb për familjet e të rinjve të dashur, jetët e të cilëve u ndërprenë papritur nga një vrasës i neveritshëm antisemit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark