Vrasësi i Almirit njihej për Policinë, krimet e tij me krenari i shfaqte në rrjete sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasësi i Almirit njihej për Policinë, krimet e tij me krenari i shfaqte në rrjete sociale

    Insajderi
    04 July 2016 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërbimi i Boban Ilik ka rrënjë tek nacionalizmi i shfrenuar i Maqedonasve për shqiparët e Maqedonisë. Vrasja e Almirit 4-vjeçar nga Boban Ilik ishte vetëm pasqyra reale e gjendjes aktuale në Maqedoni.

    Ngjarjet tjera që e vërtetojnë këtë janë: mos informimi i mediave në maqedonisht për rastin dhe mungesa e reagimeve nga institucionet dhe subjektet maqedonase për vrasjen makabre.

    Telegrafi Maqedoni ju sjell dy shembuj ku Boban Ilik kishte treguar krenari pasi kishte kryer vepra penale, shkruan Telegrafi.

    I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.

    alm

     

    ”Për këtë rrihet edhe në burg” komentonte Ilik për veprën e tij ”Padi për vozitësin që e lëndoi policin” shkruan ai me shumë zbavitje.

    ”Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”.

    Përndryshe Boban Ilik është në paraburgim 30 ditë, Almir u varros të shtunën e familja kërkon dënim maksimal për Boban Ilik. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark