Bombarduesi vetëvrasës i Ansbach, ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik.
Diçka të tillë pasi sipas raportimeve të fundit ai kishte një video-rrëfim të ISIS në celularin e tij, njofton klankosova, transmeton Insajderi.
Këtë e konfirmoi Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrman, në një konferencë shtypi, duke theksuar se sulmi ishte një akt terrorist.
Bëhet e ditur që në ato pamje siriani 27 – vjeçar, ka dëshmuar aftësitë dhe lidhjet e tij me miltantët terrorist.
Vrasësi ka njoftuar për një akt hakmarrjeje kundër gjermanëve pasi sipas tij ata mund të shkatërronin myslimanët.
Në konferencën e mbajtur për media, thuhet se në një nga përkthimet e para të tekstit arab, autorët veprojnë në emër të ‘’All-llahut’’. /Insajderi.com