Vrasësi i homoseksualëve në Orlando ishte radikalizuar në internet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasësi i homoseksualëve në Orlando ishte radikalizuar në internet

    Insajderi
    14 June 2016 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu që vrau 49 persona në një klub nate në Orlando të dielën në mëngjes, besohet të jetë radikalizuar duke përdorur internetin.

    Kjo është konfirmuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe FBI, shkruan The Guardian.

    Presidenti Obama iu tha gazetarëve pas një takimi me zyrtarë ët lartë të sigurisë se Omar Mateen ka qenë i inspiruar nga informata të ndryshme ekstremiste të cilat kanë qenë të shpërndara në internet.

    Fjalët e presidentit thuajse u ripërsëritën përsëri kur James Comey, drejtor i FBI, që është duke udhëhequr hetimet lidhur me këtë sulm, tha se ka indikacione të forta për një inspirim nga grupe ndërkombëtare terroriste

    Ai shtoi se është i sigurt se radikalizmi i Mateen është bërë edhe përmes internetit.

    Por, ai ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme që provojnë se ai ishte drejtuar nga një grup i jashtëm./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark