Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakushan, në konferencë për media ka thënë se zyrtarët policorë janë duke hetuar teorinë se vrasësi i të enjtes ishte përgjegjës për vrasjen e dy personave javën e kaluar në pyllin Klanovicky në afërsi të Pragës, raporton “BBC”.
Besohet se vrasësi – që nuk kishte dosje penale – kishte zgjedhur rastësishëm viktimat.
Zyrtarët thonë se 14 persona janë qëlluar për vdekje nga sulmuesi në Pragë të enjten në Universitetin Charles. Po ashtu edhe sulmuesi u vra, ndërsa ishte gjetur në shtëpi i vrarë më herët edhe babai i sulmuesit.
25 persona janë lënduar, prej tyre dhjetë rëndë.
Sulmuesi David K. ishte nga një fshat rreth 20 kilometra nga Praga.
“Tragjedia është e thellë, tragjedia sigurisht se do të ketë shumë më tepër pasoja në atmosferën në shkollë, për të dashurit e tij, për ata që u evakuuan nga ndërtesa dhe ata që ishin dëshmitarë të ngjarjes tragjike”, ka thënë Rakushan, i cili ka thënë se Çekia kurrë në histori të saj nuk ka përjetuar një ngjarje të tillë.
Rakushan po ashtu tha se sasi e madhe e armëve është gjetur brenda universitetit.
“Kanë mundur të jenë dukshëm më tepër viktima po të mos ishte reagimi i shpejt policor”, ka thënë Rakushan.