Vrasësi i qindra kolumbianëve kërkon karrierë të re si yll i YouTube - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasësi i qindra kolumbianëve kërkon karrierë të re si yll i YouTube

    Insajderi
    08 June 2016 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë kohës sa ka shërbyer për Pablo Escobarin si vrasës, njeriu i njohur si Popaji kishte vrarë rreth 300 njerëz, urdhëruar vrasjen e mijërave të tjerëve dhe ka organizuar rreth 200 shpërthime të veturave gjatë kohës që grupi i tyre Medellin luftonte kundër rivalëve dhe shtetit kolumbian.

    Tani, pas më shumë se dy dekadave në burg, John Joairo Velasques po tenton të njihet si një yll i YouTube.

    Tani përmes faqes së tij Popeye Arrepentido (Popaj i Penduar), Velasqus thotë se dëshiron që të parandalojë që tjerë t’i futen botës së krimit.

    Por, ideja e tij ka shkaktuar zemërim tek të afërm të viktimave të tij.

    I liruar në vitin 2014 pas 22 viteve burgim, Velasuqs filloi me kanalin e tij në YouTube në fillim të këtij viti me sugjerimin e një shoku të tij.  “Dhe, menjëherë i kam pasur një mijë ndjekës, pastaj dy mijë”, ka thënë ai, njofton The Guardian.

    Ai tashmë ka shumë ndjekës dhe këto i sigurojnë atij edhe të ardhura.

    Ai është dënuar vetëm për një vrasje – vrasja e kandidatit për president në vitin 1989 – por ka marrë përgjegjësi për vdekjen e shumë njerëzve.

    Në një postim, vëllaui i nëjrit prej viktimave, e pyet atë se kur do t’i takojë familjet e viktimave.

    “Kjo është një pyetje tejet e rëndë për mua,” është përgjigjur Valesques.

    “Është me rëndësi për mua që të takohemi dhe në këtë mënyrë unë të kërkoj për faljen tuaj.”

    Ai thotë se shpenzon rreth 14 orë në ditë duke u përgjigjur pyetjeve që njerëzit i dërgojnë atij.  Ai vazhdon ti referohet Pablo Escobarit si “shefi im”./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark