Pas 6 muajsh në qeli, grabitësit shqiptar tradhëtojnë njëri-tjetrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 6 muajsh në qeli, grabitësit shqiptar tradhëtojnë njëri-tjetrin

    Insajderi
    20 July 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykimi në një nga rastet më të njohura në skenën e krimit në Slloveni, ku tre shqiptarë kanë plaçkitur dhe më pas vrarë kolegun e tyre, po vazhdon ende, pasi i akuzuari kryesor Alban Thaçi po e mohon fajin.

    Megjithatë duket se qëndrimi në qeli të ndara ka bërë që ata të ndryshojnë tashmë rrëfimet, pasi dy bashkëpunëtorët e Thaçit në këtë grabitje dhe vrasje të nëntorit të vitit 2014, Shkëlqim Banushi dhe Jeton Fida kanë arritur të një marrëveshje me Prokurorinë e Shtetit për të zbardhur të vërtetën në këmbim të disa vjetëve më pak burg.

    Portali slloven “24ur” raportoi se përkundër insistimit të Thaçit se ai nuk ka qenë vrasës dhe plaçkitës, faktet e dy dyshimtarëve dhe të dyshuarve me për pjesëmarrje në këtë akt, flasin të kundërtën.

    “Të dy të dyshuarit për pjesëmarrje në këtë akt kanë pohuar se Alban Thaçi ka organizuar gjithë plaçkitjen në shtëpinë e Paul Zupan, një mësues slloven, në të cilën të tre shqiptarët kanë punuar më herët në punë të ndërtimtarisë”, shkruajnë mediat sllovene, raporton Insajderi.

    2sh

    Alban Thaçi me dy kolegët e tjerë nga një kompani e ndërtimtarisë, duke e ditur se në shtëpinë e 60-vjeçarit tashmë të ndjerë kishte një shumë të parave ishin nisur në plaçkitje që kishte rezultuar me vrasje.

    Mësuesi Zupan dyshohet të jetë vrarë me sëpatë nga Alban Thaçi, pasi ai kishte refuzuar të tregojë se ku janë paratë.

    Prokuroria kërkon 20 vite burg për të tre të akuzuarit teksa avokati Arianit Thaçit ka kërkuar përsëritjen e disa testeve sikur mostrat e veturës e cila është gjetur pak metra larg shtëpisë me atë që i takon klientit të tij dhe disa teste të tjera.

    Dy të dyshuarit e tjerë, pasi kanë bashkëpunuar me prokurorinë do t’i nënshtrohen një tjetër procesi të gjykimit, si të dyshuar bashkëpunues duke mos rrezikuar që të dënohen me 20 vite por me 7 më pak./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark